LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se si manovrohet “Prosthesis”, ekso-skeleti 4 tonësh që mund të “pilotohet” nga një njeri

Pamje që tregojnë se si manovrohet “Prosthesis”, ekso-skeleti 4 tonësh që mund të “pilotohet” nga një njeri

Ky mekanizëm gjigant është si diçka nga një film fantastiko-shkencor dhe quhet Prothesis.

Kjo makineri është me të vërtetë e madhe dhe qëndron me 15 metra e gjatë, 18 metra e gjerë dhe peshon mbi 4 mijë kilogramë, transmeton Telegrafi.

Është krijuar nga Furrion Exo-Bionics dhe është në zhvillim që nga viti 2010 dhe ky gjigant teknologjik kontrollohet nga një pilot njerëzor.


Pajisja është e aftë të ngrejë një makinë, të ngjitet në vende të vështira dhe të tërheqë një kamion.

Megjithatë nuk është ajo për të cilën është krijuar.

Jonathan tippet, themelues i Furrion Exo-Bionics, krijoi protezë për të filluar një sport krejtësisht të ri.

Tipped dhe ekuipazhi i tij kanë mbajtur projektin e tyre “të fshehur” për 10 vjet, dhe tani është përfundimisht gati për t’u treguar.

Prothesis nuk ka levë, nuk ka timon dhe pa pedale të këmbës, por kontrollohet nga krahët dhe këmbët e pilotëve.

Për shkak të asaj se sa e vështirë është kjo, pilotët që kontrollojnë këtë duhet të jenë atletë dhe kjo është ajo që e bën atë një sport.

Prothesis është e aftë të ecë në pothuajse çdo lloj terreni dhe ka rreth 250 kg bateri që “ushqejnë” këtë mjet.

Shpejtësia maksimale që mund të arrijë aktualisht është rreth 5.6 km/orë, por ekipi dëshiron ta bëjë atë më të shpejtë. /Telegrafi/