Telegrafi

Pamje që thuhet se tregojnë momentin kur raketa e parë iraniane goditi Izraelin

Izraeli është tashmë duke u sulmuar me dronë dhe raketa nga të gjitha anët.

Irani ka lëshuar disa raketa dhe dronë në drejtim të shtetit izraelit, disa ditë pasi Izraeli sulmoi ambasadën iraniane në Siri.

Lexo po ashtu Irani tash sulmon edhe me raketa Izraelin - publikohen pamjet e para dramatike

Tashmë janë publikuar qindra video të lëshimit të raketave ndërsa së fundi edhe të njërës që arrin në tokën izraelite.

“Momenti kur raketa itaniane goditi drejtpërdrejt Negevin”, shkruan mediumi shtetëror iranian në platformën X, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një video.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe i kanë dal në ndihmë shtetit izraelit.

Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët amerikanë dhe britanikë kanë nisur të rrëzojnë dronët iranianë.

Ndryshe, Irani, grupi libanez i Hezbollahut si dhe Houthit e Jemenit, kanë lansuar raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit. /Telegrafi/

https://twitter.com/IrnaEnglish/status/1779297181356196146