Njësiti Special Intervenues (NJSI) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës sot kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në lidhje me pakënaqësitë e tyre.
Protestuesit para ndërtesës së Qeverisë parashtruan 14 kërkesa në lidhje me kushtet e punës dhe mirëqenien e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe kërkojnë nga Qeveria zgjidhje sa më të shpejtë.
Më poshtë Telegrafi do të ju sjellë pamje dhe fotografi nga protesta e sotme e Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
.