Site icon Telegrafi

Pamje nga bastisja e Speciales në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Gjykata Speciale është duke vazhduar me bastisjen në shtëpinë e Artan Behramit, ish-këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Zyrtarët e Speciales po qëndrojnë brenda dhe jashtë shtëpisë së Behramit, e cila gjendet në Prishtinë.

Një ditë më parë, Specialja ka bastisur edhe banesat e dy ish-këshilltarve tjerë të Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Specialja bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Behrami të hënën reagoi ndaj bastisjeve, duke thënë se “Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët”.

Telegrafi sjell fotografitë nga vendi ku po zhvillohet bastisja. /Telegrafi/

Exit mobile version