Sipas të dhënave zyrtare, në Kanada janë ndezur 414 zjarre, prej të cilave 239 janë jashtë kontrollit.
Sasia e tymit nga zjarri ka çuar në rritjen e ndotjes përgjatë bregut lindor të SHBA-së, ku veçanërisht është prekur Nju Jorku, transmeton Telegrafi.
Një paralajmërim për cilësinë e ajrit me rrezik të lartë, është lëshuar për zonën ku jetojnë më shumë se 55 milionë njerëz.
BREAKING: Footage of the George Washington Bridge that connects New Jersey and New York City amid smoke from Canada wildfires.pic.twitter.com/d3FhjdRy6W
— The Spectator Index (@spectatorindex) June 7, 2023
Kryeministri kanadez Justin Trudeau falënderoi zjarrfikësit dhe reaguesit e parë, si dhe familjet e tyre, dhe pranoi ndikimin e tymit të zjarrit që prish jetën e njerëzve.
Tymi më i madh parashikohet të godasë verilindjen përmes Atlantikut dhe në Karolina, dhe kushtet e tymit në ato rajone mund të zgjasin të paktën deri të enjten.
Zonat kryesore në Pensilvani, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, tani kanë indekse të cilësisë së ajrit (AQI) mbi 150 – të konsideruara “të pashëndetshme”, sipas faqes së internetit të qeverisë AirNow.gov.
Lower Manhattan via @EarthCam as we approach 2:00pm. Speechless. pic.twitter.com/EyoRBfHcsZ
— New York Metro Weather (@nymetrowx) June 7, 2023
Filadelfia kishte një AQI prej 205 të mërkurën në mëngjes, i cili klasifikohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Pasi Nju Jorku ishte me ajrit më të ndotur në botë të martën mbrëma, ai ia dha vendin për pak kohë Nju Delhit, për t’u bërë sërish qyteti më i ndotur i madh në botë në orët e vona të pasdites.
Sipas të dhënave të IQAir, indeksi i ndotjes në Nju Jork është deri në 342. Për shkak të rritjes së ndotjes, shkollat në Nju Jork kanë ndaluar të gjitha aktivitetet në natyrë dhe teatri Broadway ka ndaluar shfaqjet.
BREAKING: New York City once again has, by far, the worst air quality of any major city around the world, according to IQAir data. pic.twitter.com/R942ed9Btf
— The Spectator Index (@spectatorindex) June 7, 2023
Filadelfia lëshoi një alarm të kuq sot dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Nju Jork ka publikuar një video të ‘pabesueshme’ se si tymi nga zjarret ka ndryshuar pamjen e Nju Jorkut.
Check out this almost unbelievable time-lapse of wildfire smoke consuming the World Trade Center and the New York City skyline.
Those vulnerable to poor air quality, including seniors and young children, should limit time outdoors if possible.
More: https://t.co/ChRuWv7X6E pic.twitter.com/mtKtLun8lN
— NWS New York NY (@NWSNewYorkNY) June 7, 2023
Ata u bënë thirrje njerëzve të ndjeshëm ndaj cilësisë së dobët të ajrit, përfshirë të moshuarit dhe fëmijët, të kufizojnë kohën e tyre jashtë nëse është e mundur. /Telegrafi/