Pamela Anderson është e njohur për lidhjet e saj të shumta sentimentale gjatë jetës së saj.

Më e komentuara ndaj saj ishte martesa 12-ditorëshe me producentin e filmave, Jon Peters, shkruan Daily Mail.


Në disa postime në rrjetin social Twitter, është folur rreth kësaj çështje, duke u konsideruar martesa vetëm si 'drekë të çuditshme'.

32816418 8701311 image m 25 1599325535458

"Pamela Anderson nuk ishte martuar kurrë me Jon Peters - ishte thjesht një drekë e çuditshme ... jo "martesë" jo "divorc", thuhej në postim.

Postimi mund të jetë shkruar nga ekipi i saj i reklamave, pasi i referohej asaj në vetën e tretë.

32816386 8701311 image a 26 1599325558329

Llogaria e saj u kthye pak më vonë me një 'tweet' vijues që përsëriti të parën me më shumë detaje.

Në të shkruhej: "Pamela Anderson kurrë nuk ishte martuar legalisht me Jon Peters (mik i familjes gjatë gjithë jetës)".

32816388 8701311 image a 27 1599325561645

Burimet i thanë më parë The Hollywood Reporter se Anderson dhe Peters nuk kishin bërë kërkesë për një certifikatë martese.

Kohët e fundit, Page Six ka raportuar se Pamela është në takim me rojën e saj të sigurisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende. /Telegrafi/

32816426 8701311 image m 37 1599326502212