Pamela Anderson i referohet fjalëve të urta të Nënës Terezë

191:"PARIS, FRANCE - JANUARY 22: Pamela Anderson attends the 17th "Diner De La Mode" as part of Paris Fashion Week on January 22, 2019 in Paris, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images) 12:"Getty Images
Aktorja hollivudiane, Pamela Anderson, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të përfolur në mediat gjithandej.
Kjo ngase së fundmi bukuroshja i dha fund lidhjes me futbollistin Adil Rami, i cili ishte 18 vite më i ri se ajo.
Ylli 51-vjeçar e akuzoi partnerin e saj për gënjeshtrat që i kishte thënë gjatë viteve të kaluara së bashku.
Ndërsa tani, në rrjetet sociale ajo ka publikuar një fotografi duke iu referuar fjalëve të Nënës Terezë.
"Kam gjetur paradoksin e përsosur: se nëse dashuroni derisa të dhemb, nuk mund të ketë më lëndime, vetëm më shumë dashuri", është përshkrimi që Anderson ia ka vënë imazhit.
Përveç Ramit, Pamela më parë ishte raportuar se ka qenë në lidhje edhe me themeluesin e ueb-faqes, Wikileaks, Julian Assange. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































