LAJMI I FUNDIT:

Pambuk për temperatura të larta

Pambuk për temperatura të larta

Pambuku është një material që nuk ikën asnjëherë, veçanërisht në sezonin e verës, sepse është një nga materialet më komode dhe më praktike.

Përdorimi i pambukut daton prapa 5 000 vjetësh. Cilësia e tij varet nga gjatësia e fibrës, sa më e gjatë të jetë fibra aq më e mirë cilësia dhe gjatësitë e fibrës ndryshojnë nga më pak se një centimetër në më shumë se pesë centimetra.

Pambuku Sea Island, i cili është shumë i rrallë, është pambuku më i imët dhe më i shtrenjtë, me një gjatësi fibre prej më shumë se katër centimetrash.

Pambuku thithës, me vrima ajri dhe i këndshëm për lëkurën është një copë e preferuar për rroba dhe mbulesa. Por ai gjithashtu rrudhet me lehtësi.
Megjithatë, uji në avull depërton pëlhurat në të njëjtën mënyrë si avulli nga hekuri juaj. Kjo shkurton fërkimin midis molekulave të fibrës, duke zbutur rrudhat dhe duke ulur nevojën e hekurosjes deri në 50 për qind.


Në kohën e nxehtë pambuku ventilon dhe freskon mirë. E lagni një bluzë pambuku në një ditë të nxehtë dhe e vishni dhe ajo do u freskojë mjaft!

Përparësitë: I mirë për ajrosje. I mirë në mot të nxehtë. Komfort kur është i thatë. Jo i shtrenjtë.

Mangësitë: Thith mjaft ujë a lagështirë. Kur laget humbet vetitë veçuese. Thahet tejet ngadalë.

/Telegrafi/