LAJMI I FUNDIT:

Pal Lekaj për taksën: Isa Mustafa me kënd je ti?

Pal Lekaj për taksën: Isa Mustafa me kënd je ti?

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka cilësuar “shpatë me dy teha” qëndrimin e LDK-së, karshi vendimit të Qeverisë për taksën ndaj Serbisë.

Lekaj ka thënë se qëndrimi i Isa Mustafës rreth vendimit të Qeverisë për taksën 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia nuk e tregon përcaktimin LDK-së se a është PRO apo Kundër këtij vendimi.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk është “pishman-gji” sikurse ish-kryeministri Mustafa.


Zotëri ish – kryeministër, me kënd je? Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë për apo kundër, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm. Jemi të vetëdijshëm se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë po aq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj nuk është personalitet “pishman-gji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën. Prandaj, më mirë do të ishte që sonte nga partia e tij të dilte me një qëndrim “100% pro vendimit” që t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhet fjalë për ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë. Nuk zmbrapsemi sepse KOSOVA është 100% e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Lekaj në Facebook.