LAJMI I FUNDIT:

Pakti nuklear, SHBA do të blejnë 32 tonë ujë të rëndë nga Irani

Pakti nuklear, SHBA do të blejnë 32 tonë ujë të rëndë nga Irani

Shtetet e Bashkuara do të blejnë 32 tonelata ujë të rëndë, që përdoret në disa reaktorë bërthamorë, nga Irani.

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se marrëveshja prej 8.6 milionë dollarësh synon të ndihmojë Iranin në përmbushjen e detyrimeve që parashikon marrëveshja nukleare e nënshkruar vitin e kaluar.

Autoritetet deklarojnë se uji i rëndë, i cili mund të përdoret për të prodhuar armë me gradë plutoniumi, mund të rishitet për kërkime shkencore.


Lëvizja e administratës Obama ka shkaktuar kritika tek republikanët. Paul Ryan, zëdhënës i Dhomës së Përfaqësuesve, deklaroi se bëhet fjalë për një tjetër konçesion që i bëhet vendit financues më të madh të terrorizmit në botë.

Uji i rëndë fillimisht do të magazinohet në një laborator shtetëror në Tenesi para se të shitet sërish. Në bazë të marrëveshjes bërthamore, Iranit i lejohet të përdorë ujë të rëndë në reaktorin e modifikuar bërthamor Arak, por duhet të shesë çdo tepricë bashkë me uraniumin e pasuruar në tregun ndërkombëtar.

Në një deklaratë, Departamenti i Energjetikës deklaroi se, SHBA nuk do të blejë automatikisht ujë të rëndë iranian në të ardhmen, duke nënvizuar se do të jetë përgjegjësi e Teheranit që të përmbushë detyrimet e tij, transmeton tch.

Ndërkohë, sekretari i Shtetit, John Kerry duhet të takohej me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif për të diskutuar shqetësimet e Teheranit për materializimin e lehtësimit të sanksioneve që i janë premtuar nga Uashingtoni.

Në trend Botë

Më shumë
Vjen reagimi i Izraelit pasi Macron paralajmëroi se Franca mund të njohë një shtet palestinez

Vjen reagimi i Izraelit pasi Macron paralajmëroi se Franca mund të njohë një shtet palestinez

Botë
Edhe pse ishin dorëzuar, rusët ekzekutuan në mënyrën më mizore katër ushtarët e paarmatosur ukrainas – publikohen edhe pamjet

Edhe pse ishin dorëzuar, rusët ekzekutuan në mënyrën më mizore katër ushtarët e paarmatosur ukrainas – publikohen edhe pamjet

Evropa
Trump nënshkruan urdhrin për rritjen e presionit të ujit në kokat e dushit: Më duhet të qëndroj në dush për 15 minuta për të lagur flokët

Trump nënshkruan urdhrin për rritjen e presionit të ujit në kokat e dushit: Më duhet të qëndroj në dush për 15 minuta për të lagur flokët

Amerika
BE pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së

BE pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së

Evropa
Trump akuzohet për ‘manipulim të tregut’ me ndryshim tarifash - çfarë ndodhi në të vërtetë?

Trump akuzohet për ‘manipulim të tregut’ me ndryshim tarifash - çfarë ndodhi në të vërtetë?

Amerika
Thanë se po shkojnë këmbë në Beograd në tubimin e Vuçiqit, serbët nga Kosova kapen duke hipur nëpër autobusë

Thanë se po shkojnë këmbë në Beograd në tubimin e Vuçiqit, serbët nga Kosova kapen duke hipur nëpër autobusë

Serbia
Kalo në kategori