Tani Bradford është duke sfiduar një polic të Los Angelesit, i cili e ka arrestuar atë gjatë një operacioni të fshehtë. "Jam arrestuar gabimisht për prostitucion – më thyhet zemra edhe t’i shkruaj këto fjalë”, ka thënë ajo.

"Një djalosh më ishte afruar, më thirri shumë miqësisht dhe më ngacmoj me fjalë. Duke qenë shumë shoqërore, unë u afrova, duke besuar që është vetëm një djalosh që është duke kërkuar vende ku ka ndeja. Apo ndoshta ka dashur të shoh nëse mund ta merr numrin tim të telefonit", ka thënë ajo.