LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Presim që brenda një kohe të shkurtër qytetarët të mund të lëvizin pa viza

Pacolli: Presim që brenda një kohe të shkurtër qytetarët të mund të lëvizin pa viza

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se presin që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

Gjatë një takimi me raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, Tanja Fajon, Pacolli ka theksuar se është e padrejtë që Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë.

“Takova Raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, znj Tanja Fajon. Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Presim, që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe mbahen për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar”, shkruan Pacolli në Facebook.