Pacolli, gjithqysh në gjyq!
Kushtetuta u shkel në tri raunde. Fillimisht, kur u kërkua që në dy raunde të votohet për president, kur duheshin 81 vota, ndërkohë që në Kuvend ishin prezentë vetëm 69 apo 67 deputetë. Dy herë aktrim patëm në Kuvendin e Kosovës. Së dyti, Kushtetuta u shkel kur u kërkua pauza kundërkushtetuese. Dhe, së treti, Kushtetuta u shkel kur presidenti i sapozgjedhur votoi për Qeverinë, në momentin kur nuk kishte të drejtë të ushtrojë asnjë funksion
Ose e ka shkelë, ose s’e ka shkelë. S’ka vend për interpretime të tjera, të mesme, asnjanëse apo me paqartësi. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës duhet ta thotë troç dhe saktë. Pa frikë dhe pa presion. Presidenti Pacolli, koalicioni qeverisës dhe cilido personalitet apo organizim tjetër në vend, nuk është më i shenjtë, më i paprekshëm dhe më i imunizuar – moralisht e politikisht – se sa emblema nacionale e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila, pas plot dhjetë vjetësh u zëvendësua me një tjetër simbol (zyrtar) të qytetit muze. Dhe kjo, me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse, një herë për një herë, vetëm në rrafsh fjalësh e diskutimesh brendapartiake, Çështja Pacolli, duhet sa më parë të procedohet në Gjykatën Kushtetuese. Këtu dilema nuk ka.
U fol e u përfol në të gjitha anët emri i Pacollit, që në momentin e parë të kandidimit për President të vendit. Disa e kontestuan, e disa të tjerë e panë si të vetmin shpëtimtar, që të marrin edhe një mandat në krye të vendit. Vetëm në këtë hapësirë atij iu dha mundësia që ta bëjë të kapshme edhe një ëndërr të tijën jetësore – të jetë President i Kosovës. Lënë anash skandalet e para deklarative të tij, si “Kosova së shpejti do jetë komb multietnik” (!!!), “shqiptarët duhet të pajtohen me serbët, dhe ta harrojnë (!!!) të kaluarën” dhe shumë e shumë deklarata kundërthënëse dhe të pasqaruara kurrë deri më tani nga ai, Presidenti Pacolli, megjithatë, duhet të përfundojë dhe të sqarohet në Gjykatën Kushtetuese.
Por, a u shkel apo jo Kushtetuta më 22 shkurt 2011, në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe, nëse po, kur dhe ku u shkel ajo? Për të zgjedhur Presidentin e Kosovës, në dy raundet e para duhen 2/3 e deputetëve të Kuvendit që të votojnë për kandidatin për president, ndërkaq, vetëm në raundin e tretë duhet të jenë 50 për qind plus 1 votë, që domethënë 61 vota gjithsej. Përkthyer matematikisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës me vetëdije të plotë aktruan, apo votuan sa për adet, në të dy raundet e para, sepse synuan të marrin 2/3 apo 81 vota, në kohën kur në Kuvend ishin prezentë vetëm 69 apo 67 deputetë, siç thuhej gjatë kohës së votimit. Pra, a janë aktorë apo deputetë, të zgjedhurit e popullit të Kosovës? Askush nuk u përgjigj në këtë pyetje, më 22 shkurt, në Kuvendin e Kosovës. Së dyti, Presidenti u zgjodh me plot zhurmë e mjegull, në ndërkohë që kishim një deklaratë të Kryetarit të Kuvendit se po shkelet Kushtetuta dhe një pauzë të dhunshme (pushim të dhunshëm), në të cilën u tha se pati shumë presion, shantazh e kërcënime që gjithqysh votat të bëhen dhe Presidenti të zgjidhet. Së treti, një fotofakt që foli për një shkelje tjetër të Kushtetutës – vota e Presidentit të sapozgjedhur Pacolli, në cilësi deputeti, për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Me gjuhën e Kushtetutës, ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë që e bëri.
Pra, i pari i vendit erdhi në këtë post me shumë përfolje dhe me një biografi skajshmërisht të kontestuar. Pavarësisht faktit se ai ka një të kaluar shumë të përfolur, të mjegulluar dhe skajshmërisht të paqartë, në raport me Kosovën dhe shqiptarët, si mik i mirë i Rusisë, si deklarues (1998 apo 1999) se Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë edhe në Krushevc a Nish, e jo domosdoshmërisht në Rambuje e Paris, dhe pa ndërmjetësues ndërkombëtar, anashkaluar të gjitha këto, ai në gjyq duhet të jetë për një arsye madhore, më madhore se të gjitha këto, dhe më madhore se apetitet e kujtdoqoftë për të qenë në krye të shtetit. Ai, është i dyshuar si shkelës i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Edhe pse, me peshë, mund të jenë fakte shumë më të vogla se shkeljet e kaluara morale e nacionale, Presidenti Pacolli, duhet të procedohet në Kushtetuese dhe të shohim përgjigjen.
Tek pastaj, do ta marrim në pyetje për shkeljet tjera të tij, për faktin se ishte mik i mirë i familjes Milosheviq, se ishte mik i mirë i Familjes Jelcin, se ishte shpërlarës parash dikur, kur në Kosovë derdhej gjak për lirinë e pavarësinë, dhe se kishte një ëndërr – të jetë president i Kosovës, ëndërr kjo të cilën mund ta ketë pasur secili qytetar i Kosovës. Pastaj do të pyesim edhe çështje të tjera: Pse u bë president njeriu më i padenjë për të qenë president i Kosovës? Kush dhe pse e bëri këtë njeri president vendi? A e bënë në këtë pozitë vetëm për të shpërlarë të palara të tjera? Pse po bëhen nervozë disa protagonistë në Republikën e Kosovës me këtë fakt?
Kushtetuta u shkel në tri raunde. Fillimisht, kur u kërkua që në dy raunde të votohet për president, kur duheshin 81 vota, ndërkohë që në Kuvend ishin prezentë vetëm 69 apo 67 deputetë. Dy herë aktrim patëm në Kuvendin e Kosovës. Së dyti, Kushtetuta u shkel kur u kërkua pauza kundërkushtetuese. Dhe, së treti, Kushtetuta u shkel kur presidenti i sapozgjedhur votoi për Qeverinë, në momentin kur nuk kishte të drejtë të ushtrojë asnjë funksion. Dhe, krejt në fund, a është Presidenti Pacolli vetëm një rrufepritës i Kryeministrit të Kosovës? Mendoj se rrufetë duhet drejtuar në të dy drejtimet. Fajtorë për këtë Kosovë, të pas 22 shkurtit 2011 janë që të dy, njerëzit me apetite milionëshe, që pa kurrfarë hesapi po shkelin mbi vullnetin dhe mbi të ardhmen e popullit të Kosovës. Gjynah!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin