Osmani: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është interes parësor i sigurisë për BE-në

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani në fjalimin e sotëm në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës, organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Borrell dhe Universiteti Ndërkombëtar Menendez Pelayo, tha se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është interes parësor edhe për vetë sigurinë e BE-së, njoftojnë nga MPJ.
“Një Evropë prosperuese dhe e unifikuar në paqe mund të arrihet vetëm me një Ballkan Perëndimor prosperues dhe të unifikuar në paqe. Në këtë kontekst, ky paraqet një rast të rrallë të interesit dukshëm të ndërsjellë si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Politikisht, ekonomikisht, kulturalisht, madje edhe gjeografikisht jemi pasagjerë në të njëjtën anije”, tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani, theksojnë nga MPJ, iu referua fokusit të shtuar ndaj rëndësisë së zgjerimit të BE-së, duke theksuar se ekziston një konsensus mes shteteve të rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së se megjithatë ky fokus ende nuk është i mjaftueshëm.
“20 vjet pas Samitit në Selanik, ne kemi nevojë urgjente për një vizion afat-mesëm për rajonin tonë në korniza të Unionit”, nënvizoi Ministri.
Osmani theksoi se definimi i një rruge të qartë për zgjerimet e ardhshme me vendet e Ballkanit Perëndimor me vitin 2030 si synim të përcaktuar, paraqet një interes të lartë sigurie për vetë BE-në.
Njëherit, duke iu referuar nevojës për përfitime konkrete për qytetarët tanë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, e përshëndeti planin e ri të zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bazuar në konceptin “Më shumë integrim para anëtarësimit në BE”.
“Deri në anëtarësimin e plotë në BE, kemi nevojë për një vizion të përforcuar së bashku me hapa të besueshëm dhe realistë me qëllim avancimin e zhvillimit demokratik, përmirësimin e mundësive ekonomike dhe për inkurajimin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor. Ato nënkuptojnë rritje të fondeve të para-aderimit, qasje progresive në tregun e përbashkët, thellim të integrimit ekonomik rajonal, heqje të kuotave për produktet bujqësore dhe përfshirje të vendeve të rajonit në politikat tregtare dhe investuese të BE-së”, përfundoi Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit