LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Shmid: Maqedonia e Veriut si kryesuese me OSBE-në në vitin 2023 demonstron proaktivitet serioz në skenën ndërkombëtare

Osmani-Shmid: Maqedonia e Veriut si kryesuese me OSBE-në në vitin 2023 demonstron proaktivitet serioz në skenën ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ishte nikoqir i Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, e cila për herë të parë është për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut në këtë cilësi, njoftojnë nga MPJ.

Në takim u bisedua për hapat e ardhshëm në kontekstin e kryesimit tonë me Organizatën në vitin 2023, për përgatitjet të cilat janë në vijim e sipër; aktivitetet e grupit punues në MPJ si dhe vendosjen e strukturës e cila do ta bartë barrën e rëndë të Presidencës në Vjenë; si dhe për procesin konsultativ rreth prioriteteve dhe agjendës së Presidencës.

“Si vend ne demonstrojmë proaktivitet, kapacitet dhe vullnet për marrjen e përgjegjësisë mbi rrjedhat globale në një kohë kur ato janë të mbushura me pasiguri dhe paparashikueshmëri. Fundja, kjo dhe pritet nga ne, si vend i cili ndërton model të suksesshëm të demokracisë multietnike funksionale; si vend anëtar i NATO-s dhe si pretendent serioz për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani.


Osmani e informoi Shmid se po bëhen përpjekje maksimale që procesi i kryesimit të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës; se Maqedonia e Veriut ka kapacitet t’i përgjigjet kësaj detyre si dhe se në kuadër të kryesimit me OSBE-në do të jemi të orientuar drejt krijimit të zgjidhjeve, të cilat do të mundësojnë progres dhe lëvizje pozitive në proceset e Organizatës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që kryesimi me Organizatën seriozisht do të kontribuojë drejtë forcimit të pozicionimit të vendit në korniza ndërkombëtare si aktor konstruktiv dhe kontribuues serioz në ruajtjen e multilateralizmit, si përfitim më i rëndësishëm civilizues i njerëzimit që siguron paqe stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë./Telegrafi/

Që nga viti i ardhshëm, Maqedonia e Veriut hyn në Treshen e OSBE-së, së bashku me kryesuesen e sivjetme Suedinë, si dhe me kryesuesen e vitit 2022, Poloninë. Nga viti i ardhshëm do të kryesojmë edhe me Grupin e partnerëve mesdhetarë për bashkëpunim me OSBE-në, si provë e përgjithshme për obligimet tona si Kryesuese me Organizatën në vitin 2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori