Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka qëndruar për vizitë pune në Vjenë të Republikës së Austrisë, ku ka realizuar takim me homologun e tij Alexander Schallenberg, inforomojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga atje theksojnë se Osmani falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë të Austrisë në dobi të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, pa asnjë anulim, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo vizitë e imja sot është rrumbullakësim i një mini –turneu nëpër vendet anëtare të BE-së, të cilat janë fqinj të drejtpërdrejt të Ballkanit, dhe për këtë arsye edhe mbështetës tanë më të drejtpërdrejt dhe më të afërt në procesin e integrimit evropian. Është logjike, sepse stabiliteti, zhvillimi dhe progresi i Ballkanit është interes direkt edhe për fqinjët e rajonit, në mesin e të cilëve është edhe Austria. Si fqinj direkt, vendet e rrethinës kanë qasjen direkte dhe njohuritë më të mira për gjendjet në rajon, që kuptohet se e bën mbështetjen dhe mendimin e tyre edhe më të rëndësishëm”, theksoi Osmani, duke adresuar pastaj falënderim për Ministrin Schallenberg dhe deri te Qeveria e Austrisë për mbështetjen në kontinuitet dhe parimore ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Jemi të vetëdijshëm- procesi është i komplikuar, nuk është lehtë të arrihet konsensus dhe ne nuk dorëzohemi, përkundrazi, vazhdimisht publikisht themi se jemi të gatshëm edhe më tutje të punojmë me përkushtim edhe ndaj reformave, edhe në raportet ndërfqinjësore edhe në të gjithë sfidat tjera që do të paraqiten- deri në anëtarësimin e plotë në BE”, tha Osmani.
Në takim, shtojnë nga MPJ, ministrat hapën edhe tema nga bashkëpunimi bilateral, duke riafirmuar faktin se, të dy vendet kanë vënë themelet për miqësi stabile dhe afatgjate, pa asnjë çështje të hapur dhe me mbështetje të gjerë ndaj njëra tjetrës për shumë tema.
Në agjendën e Ministrit në kuadër të vizitës në Austri vijon edhe takimi me Ministren për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, në kuadër të Kabinetit të Kancelarit, Karoline Edtstadler./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit