Ministri i Punëve të Jashtme, Buajr Osmani sot ishte nikoqir i përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së në Këshillin e BE-së, kompetent për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet të cilat negociojnë për anëtarësim -COELA, ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe mban takime me Institucionet e shtetit dhe përfaqësuesit e sektorit civil, njoftojnë nga MPJ.
Ndërqeveritare. Në takim u bë fjalë edhe për aktivitetet përgatitore në prag të mbajtjes së takimeve të para me BE-në në kuadër të procesit të skriningut, i cili është paraparë të zgjasë deri në nëntor të vitit të ardhshëm.
Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendeve anëtare dhe Institucioneve të BE-së për kalimin e Maqedonisë së Veriut në fazën e negociatave dhe e theksoi gatishmërinë e lartë të vendit për proces të suksesshëm negociues, veçanërisht duke pasur parasysh se vendi tashmë një kohë të gjatë harmonizohet me Legjislacionin e BE-së. Ai përcolli se harmonizimi 100% i vendit me deklaratat dhe masat kufizuese të BE-së është dëshmi se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i BE-së në këtë kohë sfiduese gjeopolitike dhe mjedis të paqëndrueshëm.
“Pozicionimi i tillë strategjik dhe vendimtar ka impaktin e tij socio-ekonomik, veçanërisht në sektorin energjetik të vendit, si dhe kudo në Evropë, dhe do të jetë shumë e rëndësishme që BE-ja të manifestojë në mënyrë konkrete përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat dhe masat për tejkalimin e pasojave të luftës në Ukrainë”, theksoi Ministri Osmani.
Njëherazi, e përshëndeti përkushtimin e qartë të Unionit për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe thirrjet për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
Osmani e rikonfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave në vend në drejtim të përkushtimit më të madh dhe progresit më të shpejtë gjatë negociatave individuale të kapitujve të procesit negociues.
Përfaqësuesit e BE-së dhe vendet anëtare shprehën kënaqësinë e tyre se të dyja palët gjinden në fazë të re cilësore të marrëdhënieve të tyre me fillimin e negociatave dhe theksuan se do të përkushtohen për të çuar përpara rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ata e theksuan e gatishmërinë për ndihmë financiare përmes fondeve IPA dhe Planit Ekonomiko-Investues të Komisionit Evropian për rajonin.
Vizita e Grupit Punues KOELA realizohet në prag të fillimit praktik të procesit të skriningut të BE-së me Maqedoninë e Veriut, si fazë e parë në procesin e negociatave dhe është e para pas Vendimit të Këshillit që dosjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë në Grupin e Punës kompetent për vendet të cilat janë në proces negociues me BE-në, së bashku me Malin e Zi dhe Serbinë. Para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare në korrik të këtij viti dosja e Maqedonisë së Veriut isht trajtuar në Grupin Punues të Këshillit (COWEB) përgjegjës për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk kanë hapur negociatat për anëtarësim me BE-në./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri