Osmani-Janakakis: Marrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë po fiton tipare të partneritetit dhe miqësisë afatgjate

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadorin e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dimitris Janakakis.
Në takim, bashkëbiseduesit i diskutuan të gjitha aspektet e bashkëpunimit midis dy vendeve, duke përfshirë edhe mundësitë për të intensifikuar dhe thelluar marrëdhëniet bilaterale nëpërmjet formave dhe iniciativave konkrete, u hapën gjithashtu temat mbi situatën e fundit në rajon, veçanërisht në drejtim të dinamikës së perspektivës evropiane dhe euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor; si dhe për tema të tjera me interes të ndërsjellë dhe ndërkombëtar.
“Vetëm nëpërmjet intensifikimit të mëtejshëm të komunikimit të ndërsjellë, përforcimit të komunikimit politik në më shumë nivele, si dhe me më shumë angazhime dhe aktivitete, përmirësohet besimi midis fqinjëve, dhe kjo paraqet shembull të mirë për të gjithë rajonin”, tha Osmani.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë (Prespa) si dhe besimin e vendosur, që gjithnjë e më shumë po fiton tipare të partneritetit dhe miqësisë afatgjate. Përmes planit aksionar, të nënshkruar midis dy Qeverive, vazhdojnë të realizohen dhe të ndërmerren aktivitete dhe forma të shumta konkrete të bashkëpunimit.
Në mënyrë të ndërsjellë u theksua se Maqedonia e Veriut po përballet me një fazë të re të rëndësishme në progresin e integrimit në Bashkimin Evropian, e cila deri në fund të këtij viti pritet të rrumbullakojë me mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare dhe fillimin formal të negociatave aderuese me Unionin, ku Greqia vazhdon të jetë lobisti ynë aktiv dhe mbështetësi i perspektivës evropiane./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri