Osmani dhe Sela nga Slice: Në qendër të vëmendjes e kemi zhvillimin e karrierës
Slice është kompani që para se gjithash bashkon një ide inovative biznesi, një qëllim të qartë, me vizionin për të ecur përpara dhe përkushtimin ndaj kësaj. Kompania zuri fill në qytetin e Nju Jorkut, ku edhe është e vendosur, por më vonë u zgjerua me zyra të reja në Dibër, Ohër, Belfast, dhe së shpejti edhe në Shkup. Strategjia dhe investimet burojnë nga zyra në Nju Jork ndërsa Maqedonia është qendra operative në nivel botëror. Si rrjedhojë, Slice mbështetet kryesisht në kuadrot maqedonase nga të gjithë sektorët e punës, dhe ka korrur sukses të paparë falë ekipit maqedonas. Slice është biznes i ri, që me idenë inovative ia ka dalë mbanë të shndërrohet në biznes tejet fitimprurës në Shtetet e Bashkuara. Sot, më shumë se 11,000 piceri në Shtetet e Bashkuara shesin pica të porositura pikërisht përmes platformës së vogël, e cila i ka ndihmuar klientët e saj të shënojnë rritje të biznesit katërfish deri gjashtëfish më shumë. Në Maqedoni ka punësuar mbi 350 vetë dhe deri në fund të vitit 2020 synohet që kjo shifër të arrijë në 1000, duke përfshirë zyrat anembanë bordit.
Zbulojmë më shumë nga intervista me Alban Osmanin, Menaxher i Përgjithshëm në Ohër dhe Butrint Selën, Menaxher i Përgjithshëm në Dibër:
1.Ideja ka lindur dhe lulëzuar në SHBA, dhe tani veprimtaria është zgjeruar edhe në Maqedoninë e Veriut, a mund të bësh një krahasim midis punës këtu dhe në Nju Jork?
Idenë dhe biznesin, Ilir Sela i nisi njëkohësisht edhe në Nju Jork dhe në Dibër, Maqedonia e Veriut, dhe ekipi në Maqedoni ishte pjesë e pandarë e idesë dhe kompanisë që nga fillimi, duke ushtruar ndikim në suksesin dhe ecurinë e Slice që nga fillimi. Menaxhimi i biznesit është paksa më ndryshe, ngaqë Nju Jorku përqendrohet më shumë te strategjia dhe investimet, ndërsa Maqedonia është boshti i operacioneve në nivel botëror. Edhe pse si ekip kemi të njëjtin fokus the vizion, dallojmë në mënyrën se si i qasemi çështjes, prandaj sfidat që duhen menaxhuar janë të ndryshme. Në Maqedoni jemi përqendruar në zgjerimin e stafit dhe pajisjen e tyre me shkathtësitë e domosdoshme për ndikim sa më të madh. Në qendër të vëmendjes, në masë të madhe e kemi zhvillimin e karrierës, përgatitjen, dhe rekrutimin, duke u siguruar që t’i nxisim dhe përkrahim individët e talentuar të cilët punojnë për ne.
2.Cilat ishin sfidat kryesore me të cilat u përballët gjatë zgjerimit të veprimtarisë themelore të Slice?
Në 10 vitet e fundit, sfidat më të rëndësishme të veprimtarisë themelore kanë qenë menaxhimi i shpejtësisë dhe shkallës së rritjes. Ne ecim me hapa shumë të shpejt, 5 vjet më parë ishim 30 punonjës në Maqedoni dhe sot jemi rreth 350, dhe synojmë të arrijmë në 1000 punonjës deri në fund të vitit 2020. Kjo jo vetëm që paraqet një sfidë të madhe për rekrutimin, përgatitjen, strukturën dhe strategjitë tona, por sfidë do të jetë edhe zhvillimi shumë i shpejt ndërsa kompania rritet dhe përparon.
3.Sa e vështirë është të menaxhosh një biznes të tillë nga Dibra dhe Ohri dhe çfarë risish do të sjellë zyra në Shkup?
Ekipi në Dibër dhe në Ohër ka qenë dhe vazhdon të jetë jashtëzakonisht i mrekullueshëm. Në përgjithësi njerëzit sot janë vazhdimisht të rrethuar nga energji negative, dhe rrallëherë u ofrohet ndonjë mundësi. Kur e shpalosëm këtë mundësi përpara qytetarëve të ndritur të Dibrës dhe Ohrit, ata jo vetëm që e mirëpritën, por edhe na ndihmuan të kapërcenim pengesa të panumërta, dhe të rritemi në pozita udhëheqëse për t’u paraprirë të tjerëve drejt qëllimeve tona, dhe për t’i lënë prapa vështirësitë që mund t’i kemi hasur. Kur i sjellim në mend vështirësitë, gjëja e parë që na kujtohet janë përjetimet e përbashkëta, duke punuar gjatë gjithë këtyre viteve dhe duke ia dalë mbanë ta bëjmë atë që na thuhej se ishte e pamundur. Kur e nisëm biznesin, nuk është se nuk e parafytyruam rritjen dhe kompaninë si më të madhe, por pothuajse çdo vit i kemi tejkaluar pritshmëritë tona. Dibra dhe Ohri na kanë dhënë 350 punonjës, edhe pse kurrë nuk e kishim menduar se mund të arrinim në këtë pikë, tani Shkupi do të na lejojë të rritemi deri në 1000. Me padurim presim të na bashkohen njerëz të zgjuar dhe të shkathtë në ekipin tonë në Shkup, që do të na ndihmojnë të lëmë shenjë derisa ecim drejt qëllimit tonë. Shpresojmë të ndeshim në talente të shkëlqyer, dhe shpresojmë që të gjejmë liderë të fortë me përvojë të gjatë për të na ndihmuar ta shpiem biznesin atje ku duam.
4.Çfarë është ajo që u ofroni të rinjve që kërkojnë mundësi pune në treg dhe në cilat fusha?
Ne ofrojmë zhvillim profesional në 20 role të ndryshme. Konkretisht, për çdo funksion që mund të kryhet dhe herë pas here kryhet në Nju Jork, kemi vende pune edhe në Maqedoni. Kërkojmë inxhinierë që do të punojnë me inxhinierët në Belfast dhe Nju Jork për të kapërcyer pengesat në lidhje me produktin tonë. Nga ata pritet të ushtrojnë ndikim të ngjashëm si stafi në zyrat tjera. Po ashtu, analistët tanë të të dhënave i përdorin të njëjtat mjete si ekipi në Nju Jork dhe janë të integruar në ekipin e tyre. Roleve në Mbështetjen e Klientit së bashku me ato në Menaxhimin e Llogarive, dhe pozitave të tjera mbështetëse u ofrohen mundësi të shumta për të ecur përpara në karrierë. Meqenëse ajo që po e bëjmë është unike, ne investojmë tej mase në avancimin e kuadrit ekzistues. Mundësi për ta zbatuar të njëjtën metodë, sikurse të ishin punonjës në Nju Jork. Shkathtësi që u mundësojnë të konkurrojnë në tregun global dhe jo vetëm në qytetin më të afërt. Një paketë përfitimesh që përfshin orë falas të gjuhës angleze, shpenzime më të ulëta për transport, paga në përputhje me standardin, ngritje në karrierë, dhe shumë më tepër se kaq. Edhe pse mezi presim të punësojmë kandidatë nga jashtë, shpresojmë që të gjithë punonjësit e tanishëm të ngriten në detyrë.
5.Sa kohë dhe mund u desh për ta çuar kompaninë aty ku është sot?
U deshën gati 10 vite për ta ndërtuar nga hiçi, duke nisur nga proceset, procedurat dhe ekipet e punës. U dha shumë mund edhe në zhvillimin e këtyre, por sa i takon mundit, ne si ekip gjithmonë jemi bërë njësh dhe kemi punuar si një njësi e vetme, andaj mundi gjithnjë ka qenë i përbashkët dhe ky ka qenë çelësi kryesor i suksesit.
6.Cilat janë sfidat që i prisni në lidhje me hapjen e zyrës në Shkup, në nivel lokal dhe në përgjithësi?
Sfida qëndron te mundësia për të punësuar dhe për t’u rritur me shpejtësinë e duhur për mbështetje të biznesit. Kemi vende të hapura të punës dhe e kemi të vështirë t’i gjejmë talentët që janë në gjendje t’i bëjnë ballë sfidës. Bizneset e reja kanë nevojë për një lloj tjetër profesionistësh, duhet njëkohësisht edhe ta menaxhosh edhe ta rritësh biznesin me shpejtësi marramendëse. Ndryshimet ndodhin vazhdimisht dhe është e vështirë për strukturën drejtuese. Ne shpresojmë se Shkupi do të na pranojë njëlloj si Dibra dhe Ohri. Mundësitë janë këtu, ne vetëm duam që të na bashkohen me zemër në këtë rrugëtim. Kjo është unike, do të thotë se askush në rrethinën tonë nuk mund ta merr me mend themelimin e një kompanie që nuk është e kategorisë ‘outsourcing’, por një pjesë e fortë përbërëse e kompanisë në tërësi, me punonjës të integruar dhe të përkushtuar, që i shërbejnë tregut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka shumë sfida që kanë nevojë për zgjidhje kreative, andaj ne kemi nevojë për të gjithë ata që kanë besim në vete dhe vullnet të papërkulur, të na bashkohen dhe t’u bëjnë ballë sfidave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë