Osmani dhe Dimitrov të bindur se Bullgaria nuk do ta pengojë rrugën evropiane të Maqedonisë

Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, të cilët sot bënë pranim-dorëzimin e funksioneve zëvendëskryeministër i Çështjeve Evropiane dhe ministër i Punëve të Jashtme, nuk presin pengesa nga Bullgaria fqinje në procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Zëvendëskryeministri i sapozgjedhur për Eurointegrime Dimitrov tha se Bullgaria nuk përfiton nga ndërlikimi i ardhmërisë evropiane të Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Jam i bindur për këtë, sepse kishin rol të madh kur ata kishin udhëheqjen me Bashkimin Evropian, me Samitin në Sofje pikërisht në hapjen e Evropës dhe kthimin e zgjerimit lartë në agjendën e BE-së. Lidhur me këtë çështje, ne do të kemi plotësim me Bujarin sepse nga njëra anë prek marrëdhëniet fqinjësore, kurse nga ana tjetër e ardhmja evropiane e vendit”, tha Dimitrov.
Sipas tij, qëndrimi i përbashkët këtu është se çështja e vetë-prononcimit dhe vetëvendosjes në lidhje me popullin e Maqedonisë dhe maqedonasit që flasin gjuhën maqedonase nuk mund të jetë në kundërshtim me Bashkimin Evropian i cili, siç tha ai, bazohet në vlerat evropiane duke përfshirë pasurinë e diversitetit dhe të drejtën për vetëvendosje.
“Gjuha maqedonase është puna jonë dhe për ne kjo çështje është mbyllur, posaçërisht pas finalizimit të letërnjoftimit të vendit në Kombet e Bashkuara. Në këtë kontekst, do të kërkojmë arsyeshmëri dhe këmbëngulje për të kapërcyer të gjitha çështjet me Bullgarinë fqinje. Nuk do të jetë e lehtë, mendoj se duhet të jemi të sinqertë, problemi paraqet sfidë të madhe, por ne kemi treguar se nuk kemi frikë nga sfidat, do të përballemi me ndershmëri, drejtpërdrejt, duke ditur se çfarë duhet të investojmë dhe çfarë duhet të mbrojmë në aspektin e interesit kombëtar”, tha Dimitrov.
Shefi i ri i diplomacisë Osmani tha se megjithëse Bullgaria kishte vërejtje të njëanshme në takimin e Këshillit Evropian, ata megjithatë ranë dakord për vendimin për të filluar negociatat me BE-në dhe se nuk sheh interes në asnjë vend në rajon, përfshirë edhe Bullgarinë, për të penguar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Lidhur me kornizën e negociatave dhe marrëdhëniet me Bullgarinë, unë besoj se një Maqedoni e Veriut e qëndrueshme dhe premtuese është parakusht për një rajon evropian të qëndrueshëm dhe premtues dhe është në interes të të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe Bullgarinë. Ata e thanë këtë në samitin e Këshillit në mars, kur, megjithë vërejtjen e njëanshme, dhanë votën për vendimin për të filluar negociatat. Unë mendoj se të dy vendet kishin kapacitet të mjaftueshëm aspirues për të zgjidhur amplituda ditore të ndryshimeve në çështjet e kontesteve, por sa i përket linjave strategjike rruga evropiane e vendit nuk duhet të bllokohet, ne kemi marrëveshje këtu”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë