Osimhen i nervozuar jashtë mase me tifozët e Napolit që nuk e lejuan të kalonte me veturën e tij

Victor Osimhen nuk e ka nisur mbarë këtë sezon në Serie A, përkundër atij të kaluarit ku u shpall golashënuesi më i mirë në ligë.
Sulmuesi nigerian ka pasur konfrontime me klubin për shkak të një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok.
Duke e kaluar atë situatë, Osimhen nuk po e kalon zemërimin me tifozët e Napolit, pasi së fundmi është konfrontuar me ta.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, sulmuesi shihet i nervozuar me disa mbështetës të klubit italian që i kërkojnë autografe dhe nuk e lënë të kalojë me veturën e tij.
Kujtojmë se nga nëntë ndeshje të zhvilluar, Osimhen ka shënuar vetëm gjashtë gola, për dallim nga Lutaro Martinez që ka 11 sosh dhe një asistim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































