Site icon Telegrafi

Orlando Bloom tregon fizikun e tonifikuar ndërsa ngre pesha në një jaht luksoz gjatë pushimeve me Katy Perryn

Orlando Bloom po shijon pushimet me të fejuarën e tij Katy Perry në Itali.

Dhe aktori i famshëm tregoi fizikun e tij të tonifikuar ndërsa ngrite pesha në një jaht në Positano të hënën (22 gusht).

45-vjeçari, u sigurua që të ruante fizikun e tij teksa bënte ushtrime në jaht përpara se të argëtohej në det.

Olando veshi një palë pantallona noti të bardha derisa iu bashkua një shok për seancën e palestrës.

Ai dëshmoi përkushtimin e tij ndaj regjimit të fitnesit, ndërsa dukej se po ushtronte intensivisht dhe ngriti shtangë dore mbi kokë.

Më vonë Orlando ka shijuar pak kohë, ndërsa pushoi në det me një Katy të veshur me rroba banje.

Pushimi i tyre i fundit vjen pasi Katy tha se “sigurisht” do të donte të kishte më shumë fëmijë me të fejuarin e saj Orlando.

Gjatë bllokimeve për COVID-19, dyshja mirëpritën vajzën e tyre Daisy Dove, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të dytë këtë javë.

Dhe në një intervistë për People, Katy zbuloi se ata ‘shpresojmë në të ardhmen’ që do të zgjerojnë familjen.

“Unë jam një planifikues. Kështu që do të shohim”, tha ajo.

Ajo dhe Orlando aktualisht jetojnë me vajzën e tyre në Montecito të Santa Barbara.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Orlando Bloom

Katy dhe Orlando janë fejuar që nga Dita e Shën Valentinit në 2019 kur ai i propozoi një unazë që u raportua se vlente 5 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version