Telegrafi

Orlando Bloom është kthyer në formë dhe është më i fortë se kurrë: Kur e theva kurrizin më thanë se nuk do të ecja më kurrë

(Foto: Instagram/orlandobloom)

Në moshën 45-vjeçare, Orlando Bloom është një nga aktorët më të njohur të Hollywoodit dhe tash e sa kohë u tregon ndjekësve të tij ushtrimet që bën çdo ditë.

Qëllimi përmes ushtrimeve është që të definojë dukjen fizike dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rol specifik.

Në profilet e tij në rrjetet sociale, ylli anglez ka shpërndarë një sërë videosh me një reflektim të shkurtër për një aksident që ka pësuar.

Kur ishte 19 vjeçar, Bloom pësoi frakturë në shtyllën kurrizore dhe në njërin nga postimet e tij, ka treguar se çfarë i thanë mjekët dhe prognozën që i dhanë.

“Unë e theva kurrizin kur isha 19 vjeç dhe më thanë se nuk do të ecja më kurrë”, shkroi ai, krahas një videoje të një stërvitjeje intensive.

Lexo po ashtu Njëzetenjë fotografitë e të famshmëve para se të bëheshin të suksesshëm, disa prej tyre vështirë se mund t’i njihni

Më shumë se 26 vite pas atij aksidenti, aktori jo vetëm që po ecën, por ka arritur të grumbullojë suksese të shumta në karrierën e tij.

Përtej ngjarjes së tmerrshme, kapaciteti fizik i Bloom është i mrekullueshëm. Aktori ka shpërndarë disa video, në të cilat shihet duke kryer ushtrime të ndryshme dhe në të cilat duket në formë spektakolare. /Telegrafi/