Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim- ORCA, ka dorëzuar sot në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës denoncimin për Enver Hasanin të dënuar për veprën penale mashtrim në detyrë sipas kodit Penal të Kosovës.
“Kodi i Etikës, Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik të Universitetit të Prishtinës janë të qarta në atë qërasti i të përmendurit përbënë shkelje të rëndë disiplinore. Deri sot, asnjë nga entitetet e përmendura nërregullore siç është rektori, dekani i Fakultetit Juridik apo të tjerë nuk e kanë nisur një procedurë disiplinore.
Meqë këtë nuk po e bëjnë njerëzit që ishte dashur të jenë në mbrojtje të reputacionit të UP-së, atëherë po e bënë ORCA siç i është lejuar me Kodin e Etikës në nenin 18 ku thuhet:
“Secili person (brenda dhe jashtë Universitetit tё Prishtinës) ka tё drejt tё denoncojё apo raportoj, shkelje tё dispozitave tё kёtij Kodi, përpara anёtarёve tё Këshillit tё Etikës, autoritetit drejtues tё njёsisё akademike apo rektorit.”, thuhet në njoftim.
Shkeljet e rënda të përcaktuara nga Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik të Universitetit të Prishtinës, konsistojnë në shkeljet e përcaktuara në:
Neni 6, paragrafi 1, pika 2:
“Çdo shkelje e konfirmuar e ligjeve përkatëse që tangojnë fushën e universitetit dhe punës akademike në të”.
Neni 6, paragrafi 1, pika 11:
“Dëmtimi i pronës sё institucionit, me paramendim.
Neni 6, paragrafi 1, pika 17:
“Keqpërdorimi apo përdorimi i paautorizuar i fondeve të besuara publike përpërfitime personale ose ne interes tё personave tё tjerë”.
Neni 6, paragrafi 1, pika 18:
“Kryerja e aktiviteteve që bien ndesh me interesin e institucionit apo veprimet që e dëmtojnë institucionin”.
Kodi i Etikës në nenin 16, pika 2 e përcakton si shkelje etike: “Kryerja e veprës penale, e cila ka çuar në dënim nga një gjykatë dhe e cila qartë e demonstron papërshtatshmërinë për të vazhduar si një anëtar i stafit akademik”.
Prandaj ORCA përmes denoncimit të dorëzuar ka kërkuar:
1. Të vërtetohet se Enver Hasani ka kryer shkelje të rënda të Kodit të Etikës dhe shkelje të rënda të Rregullores,
2. T’i ndërpritet marrëdhënia e punës me Universitetin e Prishtinës siç është paraparë në masat disiplinore të rregullores. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës