ORA nis fushatën në Ferizaj, Hysa "rregullon" Prishtinën

Krahas ofertës së Surroit për të qenë “hisenik” në ndërmarrjet publike, qytetarëve të Ferizajt, kandidati i kësaj partie për kryetar qyteti, Medain Hashani, u ka premtuar se do të punojë që qytetit t’i kthehet buzëqeshja dhe të ketë më shumë zhvillim.
Ndërkaq kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Ylber Hysa, e ka nisur fushatën duke rregulluar parkun dhe vizituar familjet e varfra në kryeqytet.
Hysa me bashkëpunëtorët kanë rregulluar pjesë të parkut të qytetit, ka vizituar disa familje të varfra në periferi të Prishtinës, ndërsa ekipi i mjekëve i ORA-s vullnetarisht ka kontrolluar shëndetin e fëmijëve të këtyre familjeve.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































