LAJMI I FUNDIT:

Ora e mençur e Google vjen në mars?

Ora e mençur e Google vjen në mars?

Ora e mençur e Google e cila është duke u zhvilluar për një kohë të gjatë, dhe bazohet në sistemin operativ Android, thuhet se do të vijë në treg gjatë muajit të ardhshëm.

Për një kohë tashmë, Google është duke punuar me kompaninë LG për orën e mençur, dhe modeli i parë i orës së Google pritet të zyrtarizohet në mars të vitit 2014.

Raportet e reja thonë se Google do të merret me dizajnimin e orës së mençur dhe krijimin e ndërfaqës dhe karakteristikave softuerike, ndërsa LG do të koncentrohet vetëm në pjesën e harduerit dhe specifikave. Deri më tani, ky bashkëpunim mes Google dhe LG ka funksionuar shumë mirë në krijimin e telefonave të mençur – Nexus 4 dhe Nexus 5.

Përveç tjerash thuhet se Google do ta integrojë edhe asistentin e saj digjital të bazuar në zë, Google Now, dhe njëri prej opsioneve do të jetë edhe lidhja e orës me Google Glass.


Biznesi i orëve të mençura besohet se deri në vitin 2018 do të vlejë 19 miliardë dollarë, dhe Google po shpreson se me modelet e reja të orëve të saja të marrë një pjesë të këtij tregu. / Telegrafi /