Përfaqësuesit e Koalicionit Kombëtar të Sirisë planifikojnë të zgjedhin një qeveri të rebelëve, e cila do të sfidojë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Për postin e kryeministrit garojnë 12 kandidatë, përfshirë ish-ministrin e Bujqësisë, raporton Rel. Rebelët në Siri kanë nisur revoltën kundër regjimit qysh në mars të vitit 2011.


Kombet e Bashkuara thonë se luftimet mes tyre dhe forcave të regjimit kanë lënë rreth 70.000 njerëz të vrarë. /Telegrafi/