LAJMI I FUNDIT:

Opozita përgatitet për 26 mars, takim mobilizues më 19 mars

Opozita përgatitet për 26 mars, takim mobilizues më 19 mars

Në përgatitje për protestën e 26 marsit, partitë opozitare kanë thirrur një tubim mobilizues për datën 19 mars, siç thuhet në një ‘event’ të krijuar në Facebook, për t’u bërë “pjesë e shumicës që do të sjell ndryshimin”.

Opozita paralajmëron se beteja e saj vazhdon me protestën gjithëpopullore që kulmon më 26 mars për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin.

“Ka gjysmë viti që po kundërshtohen marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. ‘Zajednica’, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria shtypëse e antikushtetuese që po shkon kah regjimi fashist, tashmë po kundërshtohen nga një front i gjerë shoqëror. Ne nuk e kemi lënë Qeverinë që t’i realizojë këto projekte. Ne e kemi prishur rehatinë e pushtetit, derisa kërkonte qetësi për ta shtypur më mirë popullin e opozitën. Këto janë sukseset tona. Më 26 mars, suksesi jonë do të jetë demokracia. Për këtë po mobilizohemi në terren. Jemi anekënd Kosovës duke u bërë bashkë me njëri-tjetrin. Për këtë do të tubohemi më 19 mars, për t’u mobilizuar që të bëhemi pjesë e shumicës që do ta sjellë ndryshimin. Nga salla ‘1 Tetori’ më 19 mars në Prishtinë takohemi për t’i dhënë një nisje të re angazhimit tonë protestues, që do të kulmojë në 26 mars. Betejat tona vazhdojnë. Mirupafshim në takimin tonë të përbashkët mobilizues më 19 mars. Mirupafshim në shesh, masivisht më 26 mars”, thuhet në thirrjen e opozitës.


Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori