Mauricio Pochettino ka punë për të bërë te Chelsea pas emërimit si trajner para disa ditësh.
Trajneri argjentinas nënshkroi deri në vitin 2025 me opsionin që klubi të zgjasë angazhimin e tij deri në vitin 2026.
Është një projekt afatgjatë për të cilin Pochettino duhet të hedhë gurët e parë. Dhe një nga detyrat më urgjente do të jetë lehtësimi i ‘fuqisë së madhe punëtore’.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur dhe Espanyol, ndër të tjera, ka në dorë planifikimin e ringjalljes së një Chelsea që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021, por nuk e ka ngritur kokën nga ajo kohë.
Chelsea shpenzoi më shumë se 600 milionë euro në afatin e fundit kalimtar të transferimeve dhe nuk do të luajë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Tepricë futbollistësh
Me 33 lojtarë plus ata të huazuarit në një skuadër të çekuilibruar, tani i takon Pochettinos të vendosë për të ardhmen e disa prej atyre futbollistëve.
Sipas mediumit Daily Mail, deri në 15 lojtarë kanë të ardhmen e tyre në ajër dhe mund të largohen nga Stamford Bridge.
Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy dhe Callum Hudson-Odoi pritet të largohen, ndërsa e ardhmja e Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta dhe N’Golo Kante është e paqartë, raporton gazeta angleze.
Mauricio Pochettino plots RUTHLESS Chelsea clearout as he wields the departure axe with up to 15 Blues stars preparing to LEAVE Stamford Bridge
✍️ @AdrianJKajumba https://t.co/MczEXcIYJm
— Mail Sport (@MailSport) May 31, 2023
Por, ka më shumë lojtarë që mund të largohet nga Blutë këtë verë.
Lojtarët e tjerë të përmendur janë Denis Zakaria, i cili do të kthehej te Juventusi, dhe Mason Mount, Mateo Kovacic, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah dhe Ruben Loftus-Cheek, të cilët gjithashtu mund të largohen.
Rasti Joao Felix
Një tjetër nga ata që nuk do të vazhdojë është Joao Felix, një lojtar që Pochettino nuk e ka në mendje për sezonin e ardhshëm, ndaj do të rikthehet te Atletico Madrid, skuadra nga e cila është i huazuar.
“E vërteta është se nuk mund t’ju tregoj planin me Joaon. Është lajmi që patëm dje, se trajneri i ri nuk e ka atë për Chelsean”.
“Ne nuk kemi asgjë të planifikuar ende, Joao është një lojtar i Atleticos tani”, ka thënë të martën presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo. /Telegrafi/