Barcelona është duke u përgatitur për një revolucion në kuadër, duke shpresuar që të rikthehet në majat e futbollit botëror.
Skuadra katalunase po e mbyllë këtë edicion pa fituar trofe, derisa arritjen më të madhe e kanë rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Për të mos lejuar një paraqitje të dobët si kjo në këtë sezon, Blaugranasit thuhet se do t’i largojnë së paku nëntë lojtarë.
Frenkie De Jong, Memphis Depay, Neto, Clement Lenglet, Sergino Dest, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig e Martin Braithwaite, janë në listën e largimeve.
Me shitjen e këtyre lojtarëve, Barcelona do të ketë mjetet të mjaftueshme për të realizuar planet e tyre.
Por, klubi nga La Liga me transferimet që dëshiron t’i realizojë, fillimisht duhet të pajtohet me ta për një pagë më të ulët, në mënyrë që t’i regjistrojnë ata pa pengesa. /Telegrafi/