OPEC në gjendje të prodhojë edhe 3 milionë barelë naftë në ditë

Kjo konferencë është iniciuar nga ana e sauditëve për të individualizuar strategjitë për ekuilibrin e tregut të karburanteve, treg i cili sipas presidentit të OPEC, Shakib Khelil, është i ekuilibruar.
Sipas tij, nuk është nafta një problem kërkesë-ofertë dhe e quan të panevojshëm prodhimin nëse kjo naftë nuk mund të rafinohet.
Tre janë arsyet sipas tij të rritjes konstante të çmimit të barelit- kriza financiare në SHBA, situata konfliktuoze midis Iranit dhe ShBA dhe rritja e prodhimit te bio-etanolit.
Biokarburantet sipas Khalil çojnë në një deviacion real te ofertës,sepse i largon prodhuesit nga nafta shumë e kërkuar nga Kina, ndërsa mbarimi i rezervave të hidrokarbureve është një çështje e vjetër dhe nuk mund të jete argument.
Arabia Saudite këmbëngul për të kundërtën. Sipas saj OPEK nuk do të ngurrojë të rrisë prodhimin nëse tregu e kërkon. Arabia Saudite i bën llogaritë në xhep të organizatës së prodhuesve.
Kapacitetet e 13 vendeve te Opecut janë edhe për 3 milionë barelë në ditë ,dy nga te cilat vetëm Arabia Saudite.
Prodhuesi numër një nuk i përcakton qëllimet e veta Mbreti Abdullah ka propozuar për krijimin e një fondi special për vendet në zhvillim dedikuar vendeve më të varfra për ti ndihmuar ato të thithin karburantet që u nevojiten
dhe të tejkalojnë emergjencën.
Vendi i tij është në gjendje të dhurojë 1 milion dollarë fond dhe të ofrojë 500 milion dollarë hua për projektet energjetike. Ai ftoi Bankën Botërore të organizoje një konference tjetër ndërkombëtare për këto iniciativa. /Telegrafi/

































