Omonia sulmon filmin “Ballkan Bazar”

Me anë të një deklarate të botuar në gazetën zyrtare në gjuhën greke të kësaj organizate “I fonis tis Omonia” (Zëri i Omonias), në datë 20 prill, filmi i Budinës konsiderohet si “një bashkëpunim italo-shqiptar kinematografik i papranueshëm dhe një tjetër sfidë e turpshme që injoron komunitetin ortodoks në Shqipëri. Filmi bazohet në tymnajën e medias shqiptare dhe provokon ashpër me kujtimin dhe zhvarrosjen e eshtrave në Kosinë, për t’u paraqitur më pas si eshtra të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në 1941”.
Sipas “Omonias” filmi i Budinës, është një imitim dhe kopje e keqe e atmosferës persekutuese e periudhës komuniste, që synonte të çrrënjoste frymën e shenjtë nga shpirti i ortodoksissë, raporton të shtunën “Shqip”. /Telegrafi/




















































