Marrëdhënia e aktores Olta Gixhari dhe këngëtarit Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania sa vjen e bëhet më ashpër.
Dyshja që në nisje të edicionit të dytë të BBVA kanë dalur hapur kundër njëri-tjetrit duk vazhduar me debate të shumta që shpesh herë kanë kaluar në ofendime.
Por, pas eliminimit të Kiarës, e cila ishte në nominim ballë për ballë me Oltën, Luizi vendosi që ta injoronte aktoren.
Ai prej ditësh nuk ka kombinuar me të madje edhe kur aktorja ka insistuar që të bisedojnë bashkë.
Për Luizin dhe lojën e tij në shtëpinë e famshme, Olta ka folur edhe së fundmi teksa po qëndronte me Deamishel.
“I ka ikur zari, çfarë posesivi, është i sëmurë, nuk i them kot unë i jam obsesion atij, ku jam, kush më afrohet, ta largoj”, tha Olta për shkodranin.
Ndërkohë, më pas ndonëse i tha se ka diçka të rëndësishme për t’i thënë, Luizi u shpreh se ajo duhet të pres në radhë për të bërë këtë.
Përndryshe, sonte mbahet spektakli i radhës pasi atij të martës që u anulua për shkak të vrasjes së rojës së sigurisë në Top Channel në fillimi të kësaj jave. /Telegrafi/