LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Evropa mund ta menaxhojë coronavirusin, pa pasur nevojë që të mbyllet sërish

OBSH: Evropa mund ta menaxhojë coronavirusin, pa pasur nevojë që të mbyllet sërish

Është e mundur të mbahet nën kontroll pandemia e coronavirusit në Evropë gjersa funksionon ekonomia dhe sistemi arsimor, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetit (WHO).

Duke folur gjatë një konference për shtyp, mjeku Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, pohoi se, megjithëse, ekziston rreziku i “ringjalljes” së COVID-19, ne tani dimë se si të veprojmë me virusin, raporton euractiv.

“Me masat themelore në shkallë vendi dhe masat shtesë të synuara – ne jemi në një pozitë shumë më të mirë për ta kontrolluar coronavirusin. Ne mund ta menaxhojmë virusin, por edhe ta mbajmë ekonominë në funksion si dhe sistem arsimimor”, tha ai, duke theksuar se virusi tani mund të menaxhohet më mirë se sa kur u shfaq në fillim, transmeton Telegrafi.


Kufizimet e fundit kanë treguar se “ne jemi duke u mësuar se si të zbatojmë masa të zgjuara, të kufizuara në kohë dhe të bazuara në rrezik, të afta për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 dhe ndikimin në shoqëri dhe ekonominë e gjerë”, shtoi ai.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se Evropa duhet të sigurohet që të miratojë masat e duhura të shëndetit publik në mënyrë që ta ketë nën kontroll coronavirusin ndërsa rifillon jeta normale, duke theksuar në mënyrë të veçantë që sezoni i afërt i gripit do të rrisë presionin mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor.

SHBA-ja ka mbi 48 mijë raste të reja, Gjermania regjistroi 2034 persona të infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu SHBA-ja ka mbi 48 mijë raste të reja, Gjermania regjistroi 2034 persona të infektuar me COVID-19

Edhe pse epiqendra e pandemisë tani është në Amerikë, rajone të tjera po shohin gjithashtu një rritje të madhe të rasteve.

Ndryshe, Kontineti i Evropës ka regjistruar 3.9 milionë raste që korrespondojnë me 17 për qind të totalit global që kalon mbi 22 milionë të të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori