LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Te Pendarovski shohim vetëm paaftësi dhe sjellje anti-shtetërore

OBRM-PDUKM: Te Pendarovski shohim vetëm paaftësi dhe sjellje anti-shtetërore

Reagon partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ndaj deklaratave të Koordinatorit Kombëtar për Anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski.

“Stevo Pendarovski pa turp ju flet qytetarëve për integrimet euro-atlantike kur miqtë e tij nga Qeveria e Zaevit bëjnë vjedhje të paparë ndaj popullit të tyre dhe kombit të tyre. Nuk ka ditë që nuk del skandal për kriminalitet apo korrupsion nga funksionarët e lartë në Qeveri. Këto vlera nuk janë as vlera afrikane, aq më pak evropiane. Gënjejnë dhe vjedhin ku të mërijnë”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke pyetur me çfarë fytyre del Pendarovski i drejtohet popullit të tij dhe i bën thirrje në referendum kur para 4 viteve i thërriste kafshë, e më pastaj dhen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski: Të rini në shtëpi më 30 shtator është papërgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe ndaj shtetit
Lexo po ashtu Pendarovski: Të rini në shtëpi më 30 shtator është papërgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe ndaj shtetit

“Nga ekipi i cili e përfaqëson Pendarovski mund të shohim vetëm paaftësi dhe sjellje anti-shtetërore. E vetmja për të cilën janë të aftë në mënyrë të organizuar ta bëjnë është të bëjnë manipulime, rrena dhe vjedhje të popullit të vet dhe shtetit të tyre”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.


OBRM-PDUKM-ja shton se Pendarovski dhe, siç thonë nga kjo parti, karteli kriminal secilën ditë e dëgjojnë votën ‘kundër” nga populli për politikat e tyre të dëmshme dhe të gabuara.

“Ata janë të vetëdijshëm se populli i lexoi. Ata janë të vetëdijshëm se populli do të fitojë, se Maqedonia do të fitojë”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori