LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë

OBRM-PDUKM: Për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë

OBRM-PDUKM mëngjesin e sotëm ka deklaruar se struktura politike dhe policore e LSDM-së e ka inkurajuan Palevskin që të përhapë këtë atmosferë toksike dhe të mbjellë urrejtje – për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur vrasja tragjike e dyfishtë.

“Strukturat politike dhe policore të LSDM-së mbrojtën dhe mbyllën sytë ndaj sjelljes së Ljupço Palevski-Palços. Nëpërmjet podkasteve dhe emisioneve të tij në portalin e internetit, ai përhapi urrejtje dhe krijoi një atmosferë toksike. Autoritetet e inkurajuan të ofendonte, shpifte, kërcënonte dhe kur Palevski u ndje mjaft i paprekshëm, iu drejtua shantazhit dhe në fund përfundoi me një vrasje të dyfishtë tragjike” thuhet nga OBRM-PDUKM.

Ato gjithashtu shtuan se MPB-ja, Spasovski, Kovaçevski dhe LSDM-ja kanë heshtur për skandalin e 7 muajve më parë, i cili vërteton mosndëshkimin e Palevskit. Rasti i cili ka ndodhur në maj të vitit 2023, ku Palevski dhe grupi i tij janë kapur me armë ilegale ndërsa gërmonin për ar.


“Kështu që tani Palevski dhe bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me një nga vrasjet më të tmerrshme në Maqedoni. Ky është rezultat i mosndëshkimit dhe mosfunksionimit të institucioneve të menaxhuara nga Kovaçevski, Spasovski dhe LSDM. Vrasja e dyfishtë nuk do të kishte ndodhur nëse më parë të pandehurit do të sanksionoheshin për armë pa leje.

Ata janë nervozë sepse populli e sheh se ata inkurajuan dhe lejuan mbjelljen e urrejtjes dhe krijimin e një atmosfere toksike. Ata janë nervozë sepse e dinë se ka pasur lëshime në hetim dhe sepse e dinë se gabimet e tyre, të cilat i fshehin në mënyrë të shkujdesur, i kushtojnë dikujt jetën”, tha OBRM-PDUKM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori