LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI krijuan kaos total nëpër institucione

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI krijuan kaos total nëpër institucione

“Edhe BDI edhe LSDM dhe të gjithë e dinë që Lotaria ka qenë larje e parave, dhe Grubi ka bërë miliona krime, por kanë heshtur që të mos rrëzohet qeveria, kanë heshtur që koalicioni të mbijetojë dhe të vazhdojë me krimin, korrupsionin dhe tenderat në mënyrë private. LSDM, në vend që si skenaristë amatorë të dalin me skenarë dhe histori për Grubin që as fëmijët e vegjël nuk e besojnë, duhet t’i kërkojë llogari. Zoran Zaev, Venko Filipçe dhe Dimitar Kovaçevski e dinin për krimin e Grubit, por e toleruan dhe nuk e ndoqën penalisht, për të blerë një ditë tjetër dhe për të vazhduar me krimin në dëm të qytetarëve”, thuhet në reagimin e partisë në pushtet OBRM-PDUKM.

“Pas 7 vitesh, pas petkut të retorikës së projektuar nga LSDM-BDI si garant për reformat, progresin dhe drejtësinë institucionale doli në sipërfaqe e vërteta e ashpër për LSDM-në si bashkëpunëtorë të vetëdijshëm me BDI-në në grabitjen më brutale të Maqedonisë. Kaosi institucional që rezultoi nga LSDM-BDI e solli Maqedoninë në pikën ekstreme të degradimit ekonomik, juridik dhe moral. Për shkak të konformizmit politik, LSDM jo vetëm që e amniston Grubin, por ka lejuar që grabitja të vazhdojë. LSDM dhe BDI janë partnerë në krim. Grubi si krahu i djathtë i Ahmetit dhe njeriu i dytë në qeverinë LSDM-BDI është simbol i një entiteti amoral të toleruar nga LSDM për përfitime personale”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Lajme
Mitrovicë, i vërtetohet dënimi me 15 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait pas fjalosjes për t’ia ndalur zërin muzikës

Mitrovicë, i vërtetohet dënimi me 15 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait pas fjalosjes për t’ia ndalur zërin muzikës

Drejtësi
Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Një hap historik për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë – realizohet për herë të parë pensioni i dyfishtë

Një hap historik për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë – realizohet për herë të parë pensioni i dyfishtë

Sociale
​Përurohet Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kosovë

​Përurohet Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kosovë

Lajme
Si rrallë herë, aureola diellore shfaqet edhe në Kosovë

Si rrallë herë, aureola diellore shfaqet edhe në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori