LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja kërkon shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve

OBRM-PDUKM-ja kërkon shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve

Vllatko Gjorçev nga OBRM-PDUKM-ja i ka bërë thirrje KSHZ-së që t’i zyrtarojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën dje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, është e qartë se OBRM-PDUKM-ja është fituese, ndërkaq rikutoi se roli i KSHZ-së është që njëherë në katër vite ose në dy vite të organizojnë zgjedhje.

Gjorçev pohoi se harta e Maqedonisë është e kuqe dhe se kanë fituar në rreth 50 komuna, kurse LSDM-ja në 10, duke apeluar që të respektohet vullneti i qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/