LAJMI I FUNDIT:

Obama dhe Mekein reagojnë ndaj krizës financiare amerikane

Obama dhe Mekein reagojnë ndaj krizës financiare amerikane

Senatorët Mekein dhe Obama janë zotuar se do të forcojnë kontrollin qeveritar mbi sektorin financiar.

Kandidati demokrat Barak Obama zhvilloi fushatë në Kolorado, ku e cilësoi gjendjen në Woll Street si krizën më të rëndë financiare që nga kriza e viteve ’30. Për këtë krizë që ka pushtuar Amerikën, Obama fajësoi politikat e administratës së Presidentit Bush të cilat, sipas tij, kanë eliminuar mbrojtjen për konsumatorët dhe kanë dobësuar parametrat e mbikëqyrjes qeveritare.

Ndërkohë Rivali republikan i Obamës, Senatori Xhon Mekein, zhvilloi tubime fushate në Florida. Ai premtoi se do të zëvendësonte sistemin e mbikëqyrjes së operacioneve financiare, që i cilësoi si një jorgan të vjetërsuar të përbërë nga arna të thurura së bashku. Mekein u shpreh se do ta zëvendësonte këtë sistem me një sistem të ri më transparent.