O Blero, ku po shkon me bicikletë? (Foto)

Pop ylli shqiptar i njohur për hitet “La Vida Loca” dhe “Summer Love” njihet si adhurues i madh i sportit.
Madje, ai nëpër disa qarqe ka thënë se do të linte muzikën për futbollin.
Sidoqoftë, ësht ënjë tjetër sport që ka tërhequr Bleron – çiklizmi.
“Makina ime e re”, ka shkruar Blero në profilin e tij në Instagram, ku edhe ka bashkëngjitur fotografinë në fjalë.
Sigurisht, kjo ishte një prej shakave të shumta që mund të shihni në rrjetet sociale të këngëtarit, pasi ai dihet se posedon një veturë të tipit Audi Q7.
Ditë më parë ai është parë krah për krah me bashkëshorten e tij, Teuta Krasniqi, në ditëlindjen e katërt të vajzës së tyre, Tarës. Ndër familjarë, miq e bashkpuntorë sigurisht nuk mungoi as ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.
Blero edhe pse nuk ka paralajmëruar projekte të reja, ka kohë që po punon prapa skenës dhe ka qëndruar në studiot e disa prej producentëve më të mirë në vend drejt kërkimit të hitit të tij të ardhshëm, i cili sigurisht se do të publikohet nga kompania që ai formoi bashkë me Florent Boshnjakun, Elephant. /Telegrafi/






























































