LAJMI I FUNDIT:

Nxitësi që ju shtyn të blini produkte higjienike

Nxitësi që ju shtyn të blini produkte higjienike

Thuhet se faktorë psikologjikë të tillë si emocionet, fshihen prapa veprimeve të ndryshme të njerëzve

Sipas një studimi personat të cilët ndihen sikur kanë humbur kontrollin mbi ambientin të cilin i rrethon si familja, puna, shoqëria, blejnë më shumë produkte pastrimi, qetësues dhe qumësht të skremuar se të tjerët.

Blerësit me gjasë besojnë se cilësitë  të cilat lidhen me zgjidhjen e problemeve – ose në rastin e qumështit të skremuar, i cili lidhet me shëndetin dhe funksionalitetin – do t’u ndihmojnë atyre të ndihen sikur kanë më shumë kontroll mbi jetën e tyre.


Perceptimet mbi kontrollin shfaqen në shportën tuaj  thonë studiuesit.

Blerësit që më parë rikujtuan  ndjenjën e humbjes së kontrollit blenë më shumë se dyfishin e numrit të produkteve “utilitariste”, si mjetet dhe pajisjet për pastrim, se sa blerësit e tjerë.

Ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit materialistë kanë tendencë të shpenzojnë për të blerë kur  ndihen të shqetësuar dhe njerëzit e vetmuar  u drejtohen  dyqaneve të shtyrë nga po të njëjtat ndjenja.

Studimi i dyqaneve ushqimore dhe sjelljes konsumatore , janë ndër të parat që lidhin  mungesën e kontrollit të perceptuar me zgjidhjen e  produkteve  “utilitare” e cila është një mënyrë e mirë për të pasur parasysh ndërlidhjen e tyre dhe ndikimin të cilin kanë ndjenjat në shpenzimet  mujore. /Telegrafi/