Site icon Telegrafi

Nunes pësoi një dëmtim të tmerrshëm, pamjet po bëjnë xhiron e botës

Tifozët apo shikuesit e ndeshjes kanë mbetur të tmerruar nga lëndimi i Matheus Nunes që pësoi në përballjen e Manchester Cityt me FC Copenhagen.

Të mërkurën mbrëma, City mirëpriti Copenhagen në Etihad Stadium duke kërkuar të mbrojë avantazhin e tyre 3-1 nga ndeshja e parë.

Djelmoshat e Pep Guardiolës kaluan në epërsi 2-0 brenda 10 minutave falë golave ​​të Manuel Akanji dhe Julian Alvarez.

Lexo po ashtu Manchester City me stil kalon në çerekfinale të Ligës se Kampionëve

Mohamed Elyounoussi shënoi për 2-1 në minutën e 29-të përpara se Erling Haaland të shënonte golin e tretë të Cityt pak para mbylljes së pjesës së parë.

Në pjesën e dytë e dytë nuk pati gola, por pati një dëmtim të tmerrshëm që ‘vodhi’ gjithë vëmendjen.

 

Ishte mesfushori portugez, Nunes, i cili theu krejtësisht njërin nga gishtat e dorës dhe u zëvendësua nga Micah Hamilton në minutën e 74-të të ndeshjes.

Pamjet e gishtit të thyer të portugezit po bëjnë xhiron e botës në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/footballfev3rr/status/1765616967967277354

 

 

Exit mobile version