Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar zyrtarisht se do të mbahet një minutë heshtje gjatë raundit të ardhshëm të ndeshjeve të Serie A në nderim të Gianluca Viallit.
Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Juventusit fatkeqësisht ndërroi jetë sot në Londër pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas, i cili mori një kthesë të keqe javët e fundit. Vialli fillimisht njoftoi betejën e tij me sëmundjen në nëntor të vitit 2018 dhe kaloi nëpër raunde të shumta trajtimi.
FIGC postoi sot një homazh për Viallin, duke vlerësuar cilësitë e tij njerëzore dhe duke diskutuar rëndësinë e tij për botën e futbollit italian.
Ata gjithashtu njoftuan se do të mbahet një minutë heshtje në Serie A këtë fundjavë për të nderuar ish-sulmuesin e Chelseat dhe Italisë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, u emocionua kur diskutoi për vdekjen e Viallit, duke nënvizuar ndikimin që ai kishte tek ata që e rrethonin.
L’Italia del calcio piange Gianluca Vialli. Gravina: “Quello che ha fatto per la maglia azzurra non sarà mai dimenticato”https://t.co/N3fDIf5YL1 pic.twitter.com/ybzEviQE7X
— FIGC (@FIGC) January 6, 2023
“Jam thellësisht i pikëlluar, kam shpresuar deri në fund që ai do të ishte në gjendje të bënte një tjetër mrekulli, megjithatë jam i ngushëlluar nga siguria se ajo që bëri për futbollin italian dhe fanellën e Azzurrëve nuk do të harrohet kurrë”.
“Pa përtypë fjalët: Gianluca ishte një person i mrekullueshëm dhe lë një boshllëk të pakalueshëm, në ekipin kombëtar dhe në të gjithë ata që vlerësuan cilësitë e tij të jashtëzakonshme njerëzore”, ka thënë Gravina.
Vialli kaloi tre vjet duke punuar me ekipin e Roberto Mancinit në Itali, duke ndihmuar ekipin të fitojë Euro 2020. /Telegrafi/