Ikona e Real Betisit, Joaquin ka bërë një deklaratë fyese për trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman.
Strategu holandez mori drejtimin e skuadrës katalunase në këtë verë, duke zëvendësuar kështu Quique Setienin e shkarkuar.
Joaquin kishte punuar me Koemanin kur të dy ishin te Valencia, ndërsa ka thënë për trajnerin se ai nuk di çfarë janë taktikat dhe nuk do ta punësonte as si pastrues fanellash po të ishte në dorën e tij.
“Nuk ishte periudha më e mirë në karrierën time”, ka thënë Joaquin për El Larguero kur është pyetur për trajnerin e Barcelonës.
“Nuk ishte eksperienca e duhur, por unë e them gjithmonë: Njëri duhet të jetojë me gjithçka dhe çfarë ndodhë me kohën tregohet”.
“Një profil i një njeriu të tillë nuk do ta punësoja as si pastrues fanellash, lëre më si trajner”, ka shtuar më tej legjenda e Real Betisit. /Telegrafi/