Site icon Telegrafi

Nuk do ta besoni se për sa milionë Arsenali po e shet Granit Xhakën

Arsenali nuk do të qëndrojë në rrugën e Granit Xhakës nëse ai kërkon të largohet këtë verë.

Me pak më shumë se një vit për të vazhduar kontratën e tij me Topçinjtë, zvicerani ka tërhequr interes nga Bayer Leverkusen.

TMW raporton se Arsenali është i gatshëm të shesë Xhakën për 10 milionë euro, megjithëse Bayer shpreson të flasë më tej për uljen e çmimit.

Lexo po ashtu Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, një klub i ofron Arsenalit shkëmbimin e bujshëm

Nga ana e tij, Xhaka është i hapur për t’u rikthyer në Gjermani me gruan Leonita të etur për të zhvendosur familjen e tyre në shtëpi.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane edhe në të kaluarën ka luajtur në Bundesligë, pasi ishte pjesë e Borussia Monchengladbachut.

Pikërisht nga ky ekip, Xhaka i ishte bashkuar Arsenalit, ndërsa në verë pritet të zgjidhet e ardhmja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version