Nuk ndalen lajmet e këqija për Juventusin

Pereyra u desh të ndërrohet në minutën 37-të, në fitoren e Zonjës së Vjetër kundër Atalantas 2-0.
Ai u ndërrua nga Asamoah që po ashtu në fund të ndeshjes kishte probleme muskulore dhe do të mungojë për tre javë.
“Gjatë ndeshjes ‘El Tucumano’ (Pereyra), kishte një lëndim gjatë ndeshjes. Pas testeve mjekësore ai do të mungojë për 40 ditë”, shkruhet në komunikatën e Juventusit.
“Edhe ganezi Asamoha kishte probleme muskulore deh ai pritet të mungojë për 20 ditë”.
Kampionët aktual janë përballur me shumë lëndime këtë kampionat. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































