Me rastin e paraqitjes së parotitit epidemik në dy shkollat e komunës së Ferizajt, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes ekipin e epidemiologëve.
Ky ekip, sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë – ka konstatuar se sëmundja është shfaqur si pasojë e mosvaksinimit gjatë viteve të nëntëdhjeta, si rrjedhojë e rrethanave në të cilat gjendej Kosova.
Situata, sipas kësaj ministrie, është plotësisht nën kontroll dhe nuk asnjë arsye të ndërmerren masa të ndërprerjes së mësimit përpos të ndonjë rasti kur sëmundja përcillet me temperaturë.
Të prekurit me parotit nuk kanë qenë të imunizuar sipas kalendarit të vaksinimit të fëmijëve (në moshën dyvjeçare- rreth viteve 1996-1999).
Në Klinikën infektive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë kërkuar ndihmë tetë persona.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese, kundërepidemike dhe nuk ka asnjë rrezik të përhapjes së sëmundjes sepse, moshat e reja janë të vaksinuara me vaksinën MMR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një shenjë e çuditshme në gjuhë tregon se assesi nuk duhet të pini kafe
Ecja në gjunjë – Ushtrimet taoiste si kurë për shumë sëmundje
Çfarë ngjyre duhet të ketë urina e parë e mëngjesit? Mjekja solli tri epruveta në emision, vetëm njëra mund të jetë simptomë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh