Në një fund të papritur të ndeshjes së tyre të tretë, Dustin Poirier mundi Conor McGregor me një nokaut teknik në raundin e parë në UFC 264 të shtunën pas mesnate pasi irlandezi theu kyçin e këmbës dhe gjyqtari mbylli meçin.
Të dy luftëtarët ishin përballur dy herë më parë dhe folën shumë gjëra para meçit në T-Mobile Arena në Las Vegas, por Poirier doli si fitimtar pa u mbyllur ende raundi i parë.
Kjo humbje me një kyç të thyer të këmbës ka shkaktuar pakënaqësi te McGregor, i cili nuk e pranonte assesi humbjen, teksa edhe shau kundërshtarin e tij.
“Isha duke boksuar me kokën e gjakosur nga ai, duke shkelmuar këmbën e gjakosur… kjo nuk ka mbaruar. Nëse duhet ta heq këtë, unë e heq dhe nuk jap asnjë bllokim”, ka thënë fillimisht McGregor pas ndeshjes, ende i ulur në tetëkëndësh ndërsa trajnerët inspektonin këmbën e tij të majtë.
The frustration boiling over for Conor McGregor here.
No matter the hardship, Notorious will be back. #UFC264 pic.twitter.com/tghHEv8TSy
— UFC Europe (@UFCEurope) July 11, 2021
Komentuesi i UFC, Joe Rogan i tha McGregorit se Poirier tha se ai besonte se kontrolli i tij i një prej goditjeve të irlandezit ishte ajo që i theu këmbën.
“Nuk kishte kontroll!”, këmbënguli McGregor, i cili pastaj filloi një varg ofendimesh drejtuar Poirierit.
“Gruaja juaj është në mesazhet e mia. Hej bebe, më godit përsëri. Unë do të bisedoj me ty më vonë, do të jem në festën tënde, festën e natës Ëynn”, përfundoi irlandezi.
Ndryshe, McGregor me rekord 22-6 dhe Poirier (28-6) janë rivalë të vjetër. Në vitin 2014, McGregor mundi Poirier në UFC 178 në raund të parë me nokaut, por në janar, Poirier mori hakun e tij në UFC 257 me një fitore në raund të dytë. /Telegrafi/