Nuk jemi vëllezër, Zoti Erdogan!
Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes,
mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet.
A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut? A ka pasur të pabesë që e kanë goditur me thikë pas shpine? I madhi Kristo Frashëri pyetet: “Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?
Si mundet Zoti Erdogan të na thotë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve” dhe “ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë”. “Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë… në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, thotë kryeministri turk.
Për të pasur një vëlla biologjik e dimë rrugën. Vëllai i vërtetë është ai vëlla prej një nëne e prej një babe. Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër? Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore”, pas pesë shekujsh robërie? E pas një shekulli, pa ju?
Si mundi “vëllai” osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri? (K. F.). Si mundi “vëllai” osman të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë? ( K. F.)
Si mundi “vëllai” të pushton “vëllanë” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmanishte, të huaj për Evropën? (K. F.) Si mundi “vëllai” osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt, si mundi “vëllai” osman t’i lë për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese? “( Kristo Frashëri)
“Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë, dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë”, thotë Erdogani. Pse mu tani?
Si mundi “vëllai” të na lë të ngelur disa shekuj para shekujve? A pse s’kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë?
E ka ditur “vëllai” se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t’i del në mbrojtje “vëllait”: Kurse shtypi i Beogradit, kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor.
“Vëllai” i shihte ato që i “shihte” edhe serbi? se :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse”. Kur vëllai të ofendohet, njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo, jo?
Po me këto fjalë për ne, “vëllai” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Evropës flitej nga serbi:. “Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte”.
E pyes “vëllain” se a me të vërtetë, me të vërtetë kështu ishim, dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Evropës?,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prenë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike”.
Po apo jo? Nëse ishim, pse na lije ne këtë gjendje, o “vëlla”? Nëse jo, pse nuk e kapje serbin për fyti atëherë dhe t’i dilje “vëllait” në mbrojtje?!
Vështirë është të jesh vëllai i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllai ynë biologjik.
Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë?
Nëse nga të tanët të dolën pashallarët, azemat e sadriazemat, edhe serbit i kemi dhënë, krajla e ministra; edhe grekut i kemi pruar lirinë, i kemi dhënë bijtë tanë për ta udhëhequr. Por as serbin e as grekun nuk e kemi vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllai i ynë.?
Dashuria e vonuar. Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.
“Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona, t’i ia lehtësoje punën duke na përgatitur
letrat, duke na siguruar bartjen, duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë, dhe fare nuk të vinte keq për ne. Gëzoheshe, bile edhe shumë, se me një të rame i kishe dy të vramë. E doje token e ‘vëllait” tënd, të mbushej me sllavë, e doje mbushjen e Anadollit me ne.
Kur Rankoviqi na bartte andej e këndej, na ç’kombëtarizonte, na dhunonte, ty “vëlla” zëri s’të dëgjohej?
Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat, na burgoste, na çnjerëzonte, na… , ty s’të shihnim, o “vëlla”? Ku ishe, pse fshiheshe, pse nuk flisje?
Kur Gjeneral Jankoviqi, në vitet e 1912-1913 iu fuste bajonetat grave tona shtatzëna që kurrë mos të lindin “nipat” tu, t’i nuk bëzaje? Kur Kral Nikolla i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës, edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët? Pse?
Kur u bë Lidhja e Prizrenit dhe e shihje veten në shkapërderdhje, pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës, e aq katil me “vëllanë” tënd? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllait” tënd, pse nuk të dhimbeshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanëmeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë?
Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit t’i i beson dhe t’i i falesh nuk t’i harron!
Kur me qindra shkolla serbe, greke, turke gjatë kohës së “vëllazërimit” me ty hapeshin,
në Shqipëri si nuk të binte ndërmend të hapje bile një në gjuhën tonë? Pse aq shumë
i frikoheshe shkollimit tonë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane, por ty s’të pëlqente kjo, doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?
Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti