”Nuk ishim tek shtabi i partisë dhe për atë na nxorrën nga puna” (Video)
Dy faturistë që ishin angazhuar nga komuna e Haraçinës për pagesën e faturave të ujit thonë se janë larguar nga puna nga kryetari i komunës së Haraçinës, për qëllime politike. Ata thonë shkaku i largimit ka qenë se nuk kanë marrë pjesë në tubime partiake gjatë zgjedhjeve. Avni Iljazi, njëri prej tyre thotë se pasi përfunduan zgjedhjet, u është thënë që mos të vijnë më në punë.
“Të komunës na thanë mblidhi plaçkat edhe shko, nuk ke punë më këtu. Mua kolegu më tha që prej para zgjedhjeve kanë thënë që do të na nxjerrin prej punës, sepse nuk kemi qenë tek shtabi. Këtij kolegut i kishin thënë pse nuk po vini tek shtabi, dhe unë po mendoj që vetëm për atë na kanë nxjerr prej punës”, tha Avni Iljazi për Tv21, faturist.
Edhe Adnan Ejupi thotë se ka përjetuar të njëjtin fat dhe për të njëjtat arsye është larguar nga puna që e bënte.
Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë komunë, Nexhat Aliu theksoi se largimi i tyre nuk është për motive politike, por sepse ndërmarrja nuk ka mundësi të përballojë pagesën e rrogave të tyre.
“Këto dy persona janë larguar nga puna vetëm për atë arsye se pagesa është zero e ujësjellësit dhe nuk është diçka politike por siç thashë vetëm arsye e pagesës. Që mos të jemi ende minus me rrogat e punëtoreve patjetër u desh që të largohen prej punës”, tha Nexhat Aliu, Drejtor i Ndërmarrjes së ujësjellësit Haraçinë.
Por ai nuk përjashtoi rikthimin e tyre në punë, pasi që të rregullohet sistemi i ri i ujësjellësit. Nga komuna e Haraçinës nuk bëhet e qartë se në çfarë marrëdhënie pune kanë qenë të angazhuar këta dy punëtorë, që menjëherë pas zgjedhjeve u larguan nga puna./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht